TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2024, 11:25

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me drogë, arrestohen 3 persona në Muriqan

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me drogë, arrestohen 3 persona

Tre shqiptarë të Kosovës janë arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi tentuan të dilnin nga Shqipëria me lëndë narkotike me vete.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëviznin, u gjet një sasi lënde narkotike kanabis.

Tre 20 vjeçarët akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Policia ka sekuestruar sasinë e kanabisit, automjetin me të cilin lëviznin si dhe tre celularët e tyre.

"Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike cannabis sativa, automjeti me të cilin lëviznin të arrestuarit dhe 3 celularët e tyre. Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin K. H. dhe me pasagjerë shtetasit L. Sh. dhe F. S..

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve kosovarë L. Sh., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe F. S., 20 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje