TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Gusht 2024, 19:49

U fut të lahej në det, humb jetën turisti suedez në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

U fut të lahej në det, humb jetën turisti suedez në

Një 73-vjeçar suedez ka ndërruar jetë ditën e sotme në një nga plazhet private në lagjen nr.1 të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00 të ditës së sotme, kur Benqt Old Tixer 73-vjeç nga Suedia, pasi është futur në ujë, disa minuta më pas ka humbur ndjenjat.

Pushues të tjerë në vendin e ngjarjes i kanë dhënë ndihmën e parë deri sa ka mbërritur autoambulanca. Edhe pse është transportuar drejt Spitalit të Sarandës, 73-vjeçari ka ndërruar jetë.

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që i moshuari të ketë pësuar arrest kardiak.

U fut të lahej në det, humb jetën turisti suedez në

Lini një Përgjigje