
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.
Një automjet tip “Mercedes Benz”, ka bërë një parakalim të gabuar, duke bërë që mjeti qē kishte pëballë, tip “Toyota”, në tentativë për ta shmangur, ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit “Toyota” ka dalë nga mjeti pa lëndime të rënda. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë edhe këqyrjen e vendngjarjes, për të kuptuar shkakun dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, tip Mercedes Benz, është shoqëruar në polici, si i dyshuari “shkaktar” i aksidentit, ku edhe do t’i kryhet testi i alkoolit.
Lini një Përgjigje