TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Gusht 2024, 12:40

Sherr në ish-Bllok, roja i parkingut bën për spital 30-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në ish-Bllok, roja i parkingut bën për spital

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka dhunuar një 30-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. 35-vjeçari Gledian Daullçiu ishte gjatë orarit të punës si rojë parkingu, në momentin kur u konfliktua me 30-vjeçarin.

Pas një debati, roja i parkingut ka goditur me bërryl në fytyrë 30-vjeçarin Endri Mera, i cili nga goditja ka rënë pa ndjenja në tokë. Ai akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Gledian Daullçiu., 35 vjeç, banues në Tiranë, (roje në një parking në zonën e Ish-Bllokut), për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se ditën e sotme, rreth orës 06:30, në rrugën “Pjetër Bogdani”, pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë shtetasin Endri Mera, 30 vjeç, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Lini një Përgjigje