Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Elbasanit. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet i vogël.
Nga pamjet duket që kamioni ka dalë nga rruga dhe thuajse është përmbysur, ndërsa makina tjetër është thuajse e shkatërruar.
Mësohet se një person ka mbetur brenda automjetit, i cili ulëret nga dhimbjet, ndërkohë që kalimtarët e rastit i japin ndihmën e parë.
Dy ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje