Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automjet që po digjej që dyshohet se mund të jetë i tyre...
Një 46-vjeçar në Berat i ka shpëtuar mrekullisht një atentati. Mësohet se persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj automjetit me të cilin po udhëtonte shtetasi A. H, me precedent të mëparshëm kriminal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik.
Fatmirësisht 46-vjeçari nuk ka marr lëndime. Policia njofton se më pas ka gjetur një automjet të djegur që dyshohet se u përket atentatorëve.
“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë i cili ndodhet në vendngjarje. Gjithashtu në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automjet që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve”, njofton policia.
Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.
Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale nën drejtimin e Prokurorisë për të bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje