TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2024, 15:36

Sherri për gërvishtjen e makinave, gjykata lë 15 ditë në qeli Fatjon Dautin; personazhi i dosjes “Berisha”: Arma nuk është e imja

Shkruar nga Pamfleti

Sherri për gërvishtjen e makinave, gjykata lë 15 ditë

Gjykata e Tiranës la në burg me afat 15 ditor 30-vjeçarin, Fatjon Dauti, i cili arrestua pas një konflikti me shkop bejsbolli, tek rreth rrotullimi i TEG.

Ndaj tij u ngrit akuza për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, pasi në vendngjarje policia gjeti edhe një armë që dyshohet se i përket Dautit.

I riu emigrant, i cili vijon të jetë në spital me plagë të rënda, pretendon se arma nuk është e tij, ndërsa lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak.

Sipas gazetares Keti Banushi, në këto kushte gjykata 15 ditë burg derisa armës t’i kryhet ekspertiza për të parë nëse janë gjurmët e gishtave te tij.

Fatjon Dauti është një emër jo i panjohur. Ai u bë protagonist në sulmin e 8 janarit ndaj selisë së PD, ku shqelmonte derën e selisë. Më pas britanikët e shpallën të pandehur Sali Berishën për lidhje me grupe kriminale dhe mes emrave që përmendin në dosje është pikërisht Dauti.

Lini një Përgjigje