TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2024, 19:04

Makinat ‘copë’/ Pamje dhe detaje nga aksidenti në Elbasan, një prej shoferëve përfundon te Trauma (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Makinat ‘copë’/ Pamje dhe detaje nga aksidenti në Elbasan,

Zbardhen detaje nga aksidenti në aksin Peqin-Elbasan, ku një kamion u tha se doli nga rruga. Sipas policisë kemi të bëjmë me një aksident të trefishtë dhe si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Policia bën me dije se dy automjete dhe një kamion janë përplasur me njëri-tjetrin. I plagosuri është shoferi i një prej automjeteve. Ai është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, janë përplasur automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin L. H., kamioni me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. P.. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Makinat ‘copë’/ Pamje dhe detaje nga aksidenti në Elbasan,

Lini një Përgjigje