TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2024, 16:52

Tentoi të grabisë një argjendari, prokurori portugez plagos rëndë 54-vjeçarin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të grabisë një argjendari, prokurori portugez plagos

Një 54-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një tentative grabitje në Portugali. Ngjarja ka ndodhur në Valença, në argjendarinë “Cacho”.

Pesë persona kanë tentuar të grabisin argjendarinë, duke goditur në kokë edhe një prej dy vëllezërve, pronarë të saj.

Grupi i grabitëse ishte nën vëzhgimin e agjentëve të policisë të GNR, si dhe nga një prokuror, pasi dyshoheshin për ngjarje të tjera në Portugali dhe Spanjë.

Sapo kanë parë tentativën e grabitjes, policia dhe prokurori kanë ndërhyrë. Nga ana e policisë është hapur zjarr në ajër. Njëri nga grabitësit ka kërcënuar prokurorin me një shufër hekuri, duke bërë që ky i fundit ta qëllojë me armë në bark dhe në kyçin e dorës.

I plagosuri ka pësuar arrest kardio-respirator, të cilit i është përgjigjur vetë magjistrati me manovra reanimative. I plagosuri më pas përfundoi në spitalin “Viana do Castelo” tashmë me puls.

Ai është identifikuar si shtetas shqiptar 54 vjeç, me vizë qëndrimi në Maltë. Katër të tjerët janë shtetas marokenë dhe italianë. Policia portugeze konfirmoi se pesë të dyshuarit ishin të armatosur me armë zjarri në tentativën për të kryer grabitjen e argjendarisë.

Lini një Përgjigje