TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2024, 16:32

Lëkura bagëtish, përzierës dhe substanca nga më të ndryshmet, dalin pamjet e laboratorit të kokainës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Lëkura bagëtish, përzierës dhe substanca nga më të

SPAK ka publikuar pamjet brenda laboratorit të kokainës në Qerekë. Në pamje shihen pakot me lëndë narkotike si dhe thasët me lëndë të bardhë e cila mendohet se përdoret për të përzier kokainën.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës. Si dhe 48 lëkura bagëtish, përmes të cilave sillej kokaina e papërpunuar nga Amerika Latine.

Brenda laboratorit u gjetën edhe pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM; 3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

 

 

Lini një Përgjigje