43-vjeçari Baki Huqi, është një prej personave të arrestuar nga operacioni i SPAK kundër trafikut të drogës.
Huqi është arrestuar edhe më herët, pasi në vitin 2013 u akuzua për vrasjen e Festim Lemjas, bashkë me dy persona të tjerë. Gjithashtu, ai rezulton i dënuar edhe para vitit 2013.
Një sherr për femra mes dy grupeve degradoi deri në përplasje fizike dhe përdorimin e armëve. ku mbeti i vdekur 28-vjeçari Lemja, banor i zonës së Hamallajt në Durrës. Mësohet se konflikti ka nisur mes të rinjve në diskotekën e zonës dhe më pas u zhvendos rreth 30 metra jashtë klubit të natës. Mes dy grupeve të të rinjve ka pasur shkëmbim me armë zjarri, pasi hetuesit kanë gjetur 2 lloje gëzhojash në vendin e ngjarjes.
SPAK goditi rrjetin ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, e trafikuar dhe përpunuar në Shqipëri në një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës me qëllim shitjen në tregun europian. 7 shqiptarë ranë në pranga dhe 3 të huaj nga Amerika Latine, kolumbian dhe nga Venezuela.
Personat e arrestuar:
Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
Kreshnik Birse 40 vjeç, banues në Tiranë
Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
Hiëlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian
2. Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian
Lini një Përgjigje