TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2023, 13:21

Tempulli/ Shërndanin kokainë, arrestohen 3 persona në Lezhë dhe Mirditë

Shkruar nga Pamfleti

Tempulli/ Shërndanin kokainë, arrestohen 3 persona në Lezhë

Policia vijon aksionin për të goditur rastet e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në Mirditë dhe Lezhë janë arrestuar tre persona, të cilët shpërndanin kanabis dhe kokainë.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve u sekuestruan 4.3 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

"Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli” janë goditur 2 raste të tjera të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, konkretisht:

-Në Mirditë, u arrestuan në flagrancë 46-vjeçari me iniciale K. Ç., dhe 43-vjeçari me iniciale P. Ç., (kushërinj), të dy banues në fshatin Simon, pasi gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të banesave të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 4.3 kg kanabis.

-Në Lezhë, u arrestua në flagrancë 40-vjeçari me iniciale S. M., banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi kokainë", njoftoi policia.

tempull kanabis kokaine

Lini një Përgjigje