TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2023, 11:39

Dyshohet se do të kryente vrasje, arrestohet 37-vjeçari në Vaun e Dejës; kapet me kallashnikov dhe municion luftarak

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se do të kryente vrasje, arrestohet 37-vjeçari në Vaun

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi lëvizte i armatosur dhe dyshohet se do të kryente ngjarje kriminale.

Marjan (Zamir) Gjoni nga Vau i Dejës, rezulton i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim.

Sapo është lokalizuar nga uniformat blu, ai ka tentuar të largohet por është neutralizuar më pas dhe vënë në pranga nga policia.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip “Audi”, poshtë sediljes së pasme të pasagjerit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me municion luftarak.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

marjan gjoni vau i dejes arrestim

Lini një Përgjigje