TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2023, 10:02

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal; humb jetën 33 vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina del nga rruga
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, dyshohet se 33-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari” njoftoi sot policia e Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident vdekje 33-vjecari

Lini një Përgjigje