TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2023, 18:08

Tentuan të kontrabandonin kokainë me vlerë 11 mln paund, dënohen me burg tre shqiptarët dhe një britanik në Angli

Shkruar nga Pamfleti
Tentuan të kontrabandonin kokainë me vlerë 11 mln paund,
Robert Ball, Florjan Ibra, Mirgent Shahu dhe Arman Kaviani

Katër anëtarët e një grupi të krimit të organizuar që tentuan të kontrabandonin 139 kilogramë kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, duke e fshehur në kontejnerin me banane, janë dënuar me rreth 61 vite burg në Angli.

Sipas mediave britanike, koka e këtij grupi, Mirgert Shahu, është dënuar me 18 vjet burg. Gjithashtu, për kalimin e kokainës me vlerë 11 milionë paund, kishte ndihmuar dhe një anglez, Robert Ball, i cili u dënua po me 18 vjet burg.

Dy bashkëpunëtorët e tyre, Florjan Ibra u dënua me 13.5 vite burg dhe Arman Kaviani me 12 vite e nëntë muaj.

Autoritetet kishin konstatuar drogën në port, dhe e kishin hequr, por kamionin e kishin lënë të kalonte, për të parë se kush e posedonte lëndën narkotike. Arrestimi i Shahut, Ball Ibrës dhe Kavianit, është bërë në prill të 2022 teksa po shkarkonin drogën në çatinë e kontejnerit, që besonin se e kishin ende.

Ball dhe Shahu u dhanë udhëzime Kavianit dhe Ibrës në oborrin e magazinimit, të cilët përdorën një kamion forklift për të hipur në majë të kontejnerit.

Ata hapën çatinë duke përdorur një levë dhe filluan të shkarkonin pakot, por në proces e sipër NCA dhe oficerët e policisë mbërrijnë për t’i arrestuar.

Të katër burrat u akuzuan për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa Kaviani u akuzua gjithashtu për posedim me qëllim furnizimi pasi u gjet në shtëpinë e tij meta kristal me vlerë 500,000 paund.

kokaine 11 mln paund burg 3 shqiptare angli kryeministri britanik

Lini një Përgjigje