TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2023, 12:47

Gjyqi për Laert Haxhiun, GJKKO i cakton 2 avokatë nga shteti

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi për Laert Haxhiun, GJKKO i cakton 2 avokatë nga shteti

Gjykata e Posaçme ka caktuar 2 avokatë të tjerë për mbrojtjen e Laert Haxhiut, teksa u revokua avokatja e caktuar më herët nga shteti Pranvera Doçi.

Avokatët e shtetit do të jenë Artan Simoni dhe Edvis Gorishti. Ndërkohë Pranvera Doçi tha se për shkak të një fatkeqësie familjare si dhe për shkak të dosjes voluminoze nuk mund të ndiqte procesin. 

Ndërkohë, Detar Hysi avokati me prokurë të posaçme nga familjarët e Laert Haxhiut, i rrëzohet kërkesa për dorëheqje nga mbrojtja, ndërsa mosparaqitja e tij këtë të mërkurë në seancë, u shoqërua me ndëshkimin administrativ prej 5 mijë lekësh të rinj.

Gjyqi në GJKKO u shty për datën 17 nëntor në orën 11:00 ndërsa ka mbetur për tu pyetur edhe një dëshmitar nga prokuroria dhe më pas do jetë radha e dëshmitarëve të mbrojtjes.

gjkko laert haxhiu detar hysi

Lini një Përgjigje