TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2023, 12:34

Mashtronte të huajt për investim në kriptovaluta, arrestohet Mendim Domi

Shkruar nga Pamfleti
Mashtronte të huajt për investim në kriptovaluta, arrestohet
Pamje nga arrestimi i Mendim Domit

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Mendim Domin. 

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

30-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.

"Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Team”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi në kërkim M. D., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.

arrestohet mendim domi

Lini një Përgjigje