TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2023, 11:57

E rëndë në Lezhë/ Hajdutët futen për të grabitur në banesë, por kapen nga pronari; dhunojnë mizorisht 52-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Lezhë/ Hajdutët futen për të

Një banesë në Lezhë është tentuar që të grabitet paraditen e sotme. Ngjarja ndodhi në fshatin Mërqi.

Policia bën me dije se 52-vjeçari ka qenë me bagëti por kur është kthyer ka gjetur në banesën e tij 2 shtetas që dyshon se kishin hyrë për të vjedhur.

Personat në fjalë sapo e kanë parë pronarin e banesës, kanë tentuar të largohen, por gjatë largimit kanë goditur me grusht kryefamiljarin dhe nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.

“Rreth orës 10:00, shtetasi P. N., 52 vjeç, ka njoftuar se kur është kthyer në banesën e tij, në fshatin Mërqi, pasi ka qenë me bagëti, ka gjetur në banesën e tij, 2 shtetas që dyshon se kishin hyrë për të vjedhur. Sapo kanë parë shtetasin P. N., 2 shtetasit kanë tentuar të largohen. Gjatë largimit kanë goditur me grusht, shtetasin P. N. dhe nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, njoftoi policia.

grabitje lezhe banese

Lini një Përgjigje