TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Prill 2026, 19:28

Të shtëna me armë zjarri pranë QSUT-së, plagoset një person!

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri pranë QSUT-së, plagoset
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në zonën pranë QSUT në Tiranë, ku janë regjistruar të shtëna me armë. Raportohet për një person të plagosur, i identifikuar si Ilirjan Dosti. I plagosuri, i cili raportohet të ketë marrë plumba në bark, është shoqëruar me urgjencë për në spital me autoambulancë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja është regjistruar konketisht në zonën e njohur si “Farmacia 10”.

Autori i ngjarjes, është komshi me të plagosurin dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. Sherri ka ndodhur për shkaqe banale

"Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën ‘Imer Ndregjoni’ është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit."-njofton policia. 

 

 

të shtëna me armë tirane plagosje

Lini një Përgjigje