TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Prill 2026, 13:42

Rekrutoi një të mitur për të shpërndarë drogë, Prokuria e Fierit çon në gjyq efektivin e "Shqiponjave"

Shkruar nga Pamfleti

Rekrutoi një të mitur për të shpërndarë

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për një punonjës të Njësisë së Posaçme “Shqiponja” dhe ka dërguar çështjen në gjykatë. Ai akuzohet se ka rekrutuar një të mitur me vështirësi konimike, në aktivitet të paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave të hetimit, organi i akuzës arriti në përfundimin se efektivi ka ndërmarrë veprime të qëllimshme për të afruar një nxënës, përdorues të lëndëve narkotike dhe me probleme familjare e ekonomike, me synim përdorimin e tij për shitjen e drogës.

Hetimi evidenton se fillimisht i mituri është afruar me pretendimin për të dhënë informacione me natyrë policore. Më pas, sipas prokurorisë, qëllimi kryesor ka qenë përfshirja e tij në shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytet.

Në përfundim të çështjes, prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzat për prodhim dhe shitje të narkotikëve, shpërdorim detyre dhe shtytje të të miturit në krim, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin B.D. i akuzuar për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Shtytja e të miturit në krim’, parashikuar nga nenet 283/1, 248 dhe 129, të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve, mbi proedimin penal nr. 380, viti 2024 u arrit të provohet se, punonjësi i policisë i Njësisë së Posaçme “Shqiponja” B.D., me qëllim shitjen e lëndës narkotike, ka bërë të gjitha veprimet për të rekrutuar nxënësin E.H., përdorues i lëndëve narkotike, me probleme familjare dhe në vështirësi ekonomike.

Duke njohur varësinë e këtij të fundit dhe duke përfituar nga cilësitë e tij si punonjës i shqiponjave, i pandehuri B.D. në fillim “e rekruton” të miturin për t’i dhënë informacione policore, por qëllimi kryesor ishte përdorimi i tij për shitjen e narkotikëve. Nga hetimi proaktiv i çështjes rezultoi se i pandehuri B.D. me veprime aktive, të kryera me dashje, ka kryer mospërmbushje të rregullt të detyrës duke cënuar interesat e shtetit, rendit publik dhe të miturit E.H.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të punonjësve të shërbimit publik që kryejnë vepra penale kundër rendit, sigurisë publike dhe fëmijëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

 

 

 

prokuroia e fierit dergon per gjykim efektivin e shqiponjave

Lini një Përgjigje