TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Prill 2026, 16:07

Emrat/ Morën peng biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë euro, dy shqiptarët pranojnë fajin; i treti e pëson keq

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ Morën peng biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë
Biznesmeni italian Eugenio Gallizioli

Dy shqiptarë të akuzuar për grabitjen në vilën e biznesmenit Eugenio Galliziolit në Trento të Italisë, kanë pranuar fajin dhe do bashkëpunojnë me drejtësinë.

Sipas mediave italiane, Klodjan Cesku, 31 vjeç, dhe Arsild Memaj, 21 vjeç janë dënuar me 4 vite e 3 muaj burg, një gjobë prej 1.200 eurosh dhe detyrimin për të dëmshpërblyer pronarin me 15 mijë euro.

Ndërkohë, personi i tretë i dyshuar, Marjan Ndrekaj, 44 vjeç, i cili ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në këtë ngjarje, është dërguar për gjykim. Procesi ndaj tij pritet të nisë në korrik 2026, ku do të përballet me akuzën e grabitjes së rënduar në bashkëpunim.

Ngjarja ndodhi gjatë natës mes 7 dhe 8 tetorit 2025, në vilën e Galliziolit, në rrugën “Falzolgher”, ku grabitësit hynë për të marrë sende me vlerë, përfshirë një orë dhe disa veshje. Ata kërcënuan me armë dhe e mbajtën peng për rreth katër orë 72-vjeçarin.

Sipas hetimeve, viktima refuzoi të tregonte kodin e kasafortës, çka detyroi autorët të përdorin një mjet prerës për ta hapur dhe për të marrë rreth 300 mijë euro. Lëvizjet e autorëve u zbardhën përmes kamerave të sigurisë dhe përgjimeve, ndërsa tre prej tyre u arrestuan pas disa javësh në zona të ndryshme në Itali. Një person i katërt mbetet ende në kërkim.

Biznesmeni është paraqitur si palë civile dhe ka kërkuar 400 mijë euro dëmshpërblim për dëmet materiale dhe morale.

eugenio gallizioli pengmarrja

Lini një Përgjigje