TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Prill 2026, 15:28

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, një person humb jetën dhe tre të tjerë plagosen rëndë!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, një person humb jetën
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, pranë Rubikut, ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Shkaqet e përplasjes mes tre makinave mbeten ende të paqarta.

Përgjaket Rruga e Kombit. Një aksident tragjik ka ndodhur sotnë segmentin Milot–Rrëshen, në afërsi të Rubikut.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e përplasjes së fortë, raportohet për një viktimë, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Ne perditesim

aksident

Lini një Përgjigje