TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2024, 13:14

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, plagoset shqiptari: Më morën peng dhe më qëlluan

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, plagoset shqiptari:

Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur nga kalimtarë të rastit në orët e para të mëngjesit në Irakleo të Kretës.

Me një plagë arme zjarri në këmbë, shqiptari është transportuar në spitalin Pagni të Kretës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht policia greke dyshoi se ngjarja kishte lidhje me një konflikt për motive të dobëta të ndodhur në një klub nate në zonën e Agiou Kostantinou në Irakleo. Por, dëshmia e të plagosurit e ka mbuluar ngjarjen me mister.

Ai ka rrëfyer se ka qenë duke parkuar automjetin pranë banesës, kur persona të maskuar e kanë rrëmbyer dhe pasi e kanë çuar në një vend tjetër, e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe e kanë braktisur.

40-vjeçari shprehet se nuk ka arritur të identifikojë asnjë nga autorët, ndërkohë sipas policisë rezulton që 40-vjeçari të ketë pasur kërcënime të mëparshme.

Lini një Përgjigje