TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2024, 11:43

Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojrave të fatit, arrestohet pronari i lokalit në Lushnje dhe 2 të tjerë; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojrave të fatit,

Policia në Lushnje ka vënë në pranga 2 persona dhe pronarin e një lokali pasi kishte përshtatur lokalin për zhvillimin e lojrave të fatit.

Sipas policisë, 3 personat e arrestuar Erion Malaj, Arjol Mehilli, dhe Denis Vishkulli u kapën në flagrancë duke organizuar lojra fati me celularë.

"Lushnjë/ Kishte përshtatur lokalin për zhvillimin e lojrave të fatit, vihet në pranga pronari i lokalit dhe 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke organizuar lojra fati me celularë. Sekuestrohen 3 celularë dhe 15 televizorë që përdoreshin për organizimin e kësaj veprimtarie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i Ligjit", me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar në lagjen "Xhevdet Nepravishta", Lushnjë, një lokal ku organizoheshin lojëra fati.  

Për këtë rast u arrestua shtetasi Erion Malaj, 36- vjeç, banues në Lushnjë pasi në lokalin e tij u konstatuan 15 televizorë të cilët shërbenin për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit.

Gjithashtu u arrestuan shtetasit Arjol Mehilli, 36 vjeç, banues në Lushnjë, Denis Vishkulli, 34 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Lushnjë, pasi u konstatuan në lokalin e shtetasit Erion Malaj, duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje