TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2024, 10:56

Shfrytëzonte vajzat e reja për prostitucion, publikohet fotoja e tutores kineze

Shkruar nga Pamfleti

Shfrytëzonte vajzat e reja për prostitucion, publikohet fotoja e

Publikohet fotoja e 38-vjeçares Na Dong, shtetasja kineze e cila u arrestua paraditen e sotme në Rinas, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

38-vjeçarja u arrestua nën akuzën për shfrytëzim prostitucioni, e cila ishte tutore e disa vajza të tjera me origjinë nga Kina dhe Filipinet/.

Na Dong kishte krijuar një rrjet të mirëfilltë prostitucioni me vajza të reja në vendin tonë nëpërmjet faqes së internetit “Escort Tirana”.

Kur vajzat tentonin të largoheshin nga kjo punë ajo i kërcënonte me foto intime dhe i dhunonte fizikisht.

Madje, në një rast është zbuluar edhe një gjobëvënie prej 15 mijë eurosh, e cila është kryer nga shtetasja kineze kundrejt një vajze e cila kishte kërkuar që të jepte dorëheqjen nga “karriera” e saj si punëtore seksi.

 

Lini një Përgjigje