TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2024, 09:33

Shfrytëzonte vajzat e huaja për prostitucion, arrestohet 'tutorja' kinezja; tentoi të arratisej jashtë Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Shfrytëzonte vajzat e huaja për prostitucion, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar tutoren e dytë kineze, e cila në bashkëpunim me një shtetase tjetër shfrytëzonin për prostitucion në kryeqytet vajza të huaja.

Policia ka arrestuar 38-vjeçaren kineze e cila ishte shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni në Tiranë. Mësohet se ajo po tentonte të dilte nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinasin, në momentin që u arrestua.

Mbi 38-vjeçaren rëndojnë akuzat: "Shfrytëzim prostitucioni", "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", dhe "Dëmtime te tjera me dashje".

Policia goditi 2 ditë më parë rrjetin e prostitucionit, ku dy vajza kineze duke përdorur faqen “Escort Tirana”  shfrytëzonin vajza të reja nga Kina dhe Filipinet. Ato kishin përshtatur një ambient të marrë me qira në Tiranë për të ushtruar prostitucionin. Çmimi për shërbimet seksuale nga vajzat varionte nga 150 deri në 300 euro ndërsa prostitucionin e ushtronin në apartamente 'Airbnb'.

Policia e Tiranës njofton gjithashtu se 38 vjeçarja i ka marrë njërës prej vajzave 15 mijë euro, duke e kanosur dhe duke i bërë presion me anë të fotove erotike, pasi ajo kishte kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

Kujtojmë se, në kuadër të operacionit të koduar “Red light 2” u proceduan edhe 7 shtetase të tjera, për ushtrim prostitucioni.

Sipas policisë, 2 shtetaset kineze Y. Y., 52 vjeçe dhe N. D., 38 vjeçe, nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy autoret e dyshuara me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekrutuara.

“Vijon operacioni policor i koduar "Red Light 2", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Rinas.

Arrestohet një 38-vjeçare, shtetase kineze, e implikuar në veprimtarinë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në pkk Rinas, do të kalonte një shtetase në kërkim, për shfrytëzim prostitucioni, kanë vijuar operacionin policor të koduar "Red light 2". 

Si rezultat i tij u ndalua shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale "Shfrytëzimi prostitucionit", "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", dhe "Dëmtime te tjera me dashje", parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal.

38-vjeçarja së bashku me shtetasen Y. Y., 52 vjeçe (arrestuar më parë gjatë operacionit), dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen "Escort Tirana", ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje