TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2024, 22:13

Detaje nga ngjarja në Vaun e Dejës/ Shkëmbim zjarri mes personave, identifikohet njëri nga autorët

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga ngjarja në Vaun e Dejës/ Shkëmbim zjarri mes

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Rrenxa në Bushat të Vaut të Dejës, ku një automjet i blinduar u qëllua me armë zjarri.

Fillimisht u raportua se nuk ka pasur asnjë person në automjetin e shënjestruar nga autorët, por mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes personit në mjetin e blinduar tip ‘Audi’ me targa gjermane dhe një mjeti tjetër.

Sipas policisë, nga këqyrja e vendit të ngjarjes, raportohet se janë gjetur rreth 30 gëzhoja armësh të ndryshme.

Bëhet me dije se në momentin që është qëlluar automjeti ka qenë i ndaluar dhe pas shkëmbimit të zjarrit, drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Policia ka bërë identifikim e një personi të përfshirë në këtë ngjarje, por emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

 

Lini një Përgjigje