TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2024, 10:08

E dënuar me burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet e reja në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

E dënuar me burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet e reja

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçare pasi ishte e dënuar me 1 vit e 4 muaj për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Arrestimi i 33-vjeçares A. Xh nga Tirana u bën në kuadër të operacionit policor të koduar “Location”. Ajo është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 1 vit e 4 muaj burgim për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

"Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e saj përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat u kap dhe ndalua shtetasja A. Xh., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

prostitucion shfrytezim tirane

Lini një Përgjigje