TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2024, 11:15

Të shtënat në Vaun e Dejës, policia zbardh ngjarjen: Autori qëlloi me kallashnikov nga motorri, në kërkim vëllezërit Prendi

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat në Vaun e Dejës, policia zbardh ngjarjen: Autori

Policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Prendi dhe një person tjetër si autor të dyshuar të ngjarjes, banues në fshatin Rranxa.

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmje e djeshme në fshatin Rranxa të njësisë Bushat në bashkinë Vau Dejës. Policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Prendi dhe një person tjetër si autor të dyshuar të ngjarjes, banues në fshatin Rranxa.

Mendohet se njëri prej tyre ka qëlluar nga një motor me automatik kallashnikov në drejtim të mjetit të blinduar tip ‘Audi” ndërsa të tjerët kanë qenë në një mjet tip BMW që është sekuestruar nga policia. Mjeti tip BMW është i dëmtuar nga plumbat duke ngritur dyshime se ka pasur shkëmbim zjarri.

Ndërkohë, është ende e paqartë se kush janë personat që ndodheshin në mjetin e blinduar të cilët pasi janë gjendur përballë kësaj prite me armë zjarri, janë kundërpërgjigjur. Automjeti tip Audi që u qëllua ka qenë në ecje e sipër dhe dyshohet se personat që ndodheshin brenda po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt mes tyre, por janë pritur me armë zjarri.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e vëllezërve Prendi në Rranxa por nuk i kanë gjetur aty dhe është bërë shpallja e tyre në kërkim. Personat e ndodhur në automjetin tip “Audi” dyshohet janë larguar me një makinë tjetër e cila ishte në mbështetje të tyre.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe sekuestrimin e automjetit tip BMW.

Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje