
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Një 22-vjeçare me inicialet E.F, banuese në Tiranë ka përplasur me makinë tip 'Benz' te vijat e bardha një këmbësor.
I riu me inicialet T.M, 18-vjeç është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti ka ndodhur nga bulevardi "Gjergj Fishta", me drejtim për në rrugën "Shefqet Musaraj".
"E. F., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip "Benz", nga bulevardi "Gjergj Fishta", me drejtim me rrugën "Shefqet Musaraj", në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasin T. M., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia.
Lini një Përgjigje