TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2024, 12:30

Përplasi për vdekje avokatin Leonard Dingo në Durrës, i riu kishte pak ditë që kishte ardhur nga Greqia

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje avokatin Leonard Dingo në Durrës, i riu

Avokati nga Tirana, Leonard Dingo ka humbur jetën në aksident në orën 01:00 pas mesnate të datës 21 gusht.

Ai ndodhej me pushime në Golem dhe natën e aksidentit ka qenë duke kaluar rrugën, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet që dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Janë siguruar pamje ekskluzive, ku shihet makina Mercedes Benz, ngjyrë e bardhë vetem pak sekonda para aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është 22 vjeçari Erjon Kacani, i cili pasi përplasi për vdekje avokatin u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. I riu nga Tirana ka braktisur automjetin në fshatin Arapaj të Durrësit dhe më pas është larguar. Ai ende nuk është arrestuar nga policia. Burime bëjnë me dije se i riu ishte emigrant në Greqi dhe kishte pak ditë që kishte ardhur. Report tv siguron foton ekskluzive të makinës së sekuestruar nga policia e Durrësit.

Dinamika si ka ndodhur aksidenti

Duke u nisur nga ekzaminimi i automjetit dhe deformimet që mjeti ka pësuar për shkak të përplasjes si dhe nga copat e mbledhura në vendngjarje rezulton se automjeti ka qenë me shpejtësi mbi normën e lejuar në atë segment rrugor. Ndërkohë që viktima është ndodhur në rrugë të makinës.

Makina u zhvendos pas aksidentit në zonën e Arapajt, pasi u braktis nga Kacani i cili është shpallur person në kërkim. Policia bën të ditur se po punon me intensitet për kapjen e tij dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Po bashkëpunohet dhe me Interpolin gjithashtu duke dyshuar për ndonjë largim të mundshëm të tij jashtë territorit të vendit tonë.

Dyshimet e kolegëve për vrasje të qëllimshme

Lidhur me aksidentit ka reaguar në Facebook shoqata e avokatëve penaliste që drejtohet nga Saimir Visha. Ai ka hedhur dyshime se për aksident me tipare kriminale.

“Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm. Sipas burimeve konfidenciale deri tani është gjetur makina që ka bërë aksidentin e braktisur në zonën e Shëna Vlashit, është identifikuar targa dhe rrjedhimisht edhe pronar i makinës, por ajo që do t’i jepte rrugë zbardhjes së aksidentit ende është enigmë. Është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar”, shkruhet në faqen e avokatëve penalist në Facebook.

leonard dingo durres greqia

Lini një Përgjigje