TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2025, 13:08

Sot ekstradohet nga Turqia, publikohet fotoja si duket tani Dritan Rexhepi

Shkruar nga Pamfleti

Sot ekstradohet nga Turqia, publikohet fotoja si duket tani Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi do të ekstradohet sot nga Turqia në drejtim të vendit tonë.

Siç shikohet nga foto, ai duket më i thinjur sesa fotografitë e tij të shpërndara më herët nga policia dhe Interpol.

Rexhepi në vendin tonë akuzohet për tre vepra penale: rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, vrasje në Krujë vite më parë, falsifikim dokumentesh në Fier.

I shumëkërkuari Dritan Rexhepi do të ekstradohet sot nga Turqia në Shqipëri.

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit bën me dije se ekstradimi do të kryhet, si rezultat i rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi. Rexhepi, i cilësuar si kreu i kartelit të drogës me emrin ‘Kompania Bello’, kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Po ashtu ai akuzohet se ka urdhëruar marrjen peng dhe vrasjen e Jan Prengës.

Siç raportuan mediat turke në atë kohë, Rexhepi kishte hyrë në Turqi me pasaportë false kolumbiane, ndërsa u kap më 10 nëntor gjatë një operacioni në Stamboll.

"Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

Ora e mbërritjes së këtij shtetasi do t’ju njoftohet në vijim, ndërsa informacioni i detajuar për të, bashkëlidhur me pamje filmike, do t’ju vihet në dispozicion pas mbërritjes së tij në Rinas", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje