
Një 36-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një mobilerie në Gjormë të Kurbinit.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi më 31 dhjetor të vitit 2024 në fshatin Gjormë, teksa ka dyshime se Rogest Mera, e vuri zjarri për motive të dobëta.
Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gjatë kontrollit, janë sekuestruar pjesë veshjesh të djegura që dyshohet se autori i ka mbajtur gjatë ngjarjes, si dhe celulari i tij.
"I vuri zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë, për motive të dobëta, identifikohet dhe arrestohet 36-vjeçari. Sekuestrohen pjesë veshjesh të djegura, që dyshohet se i ka mbajtur autori, gjatë ngjarjes, dhe celulari i tij. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi:
R. M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje. Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”", njofton policia.
Lini një Përgjigje