TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2025, 09:41

Drogë në fuçi, arrestohet 28-vjeçari që shishte kokainë në kryeqytet 

Shkruar nga Pamfleti

Drogë në fuçi, arrestohet 28-vjeçari që shishte

Një 28-vjeçar është arretsuar nga polcia në kryeqytet, pasi shsihte lëndë narkotike. Mësohet se i arretsuari është Jashar Shima.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 28-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. Policia njofton se Shima u arrestua në rrugën “Bakalli”.

28-vjeçari sapo konstatuar shërbimet e Policisë, ka shpërbërë një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë.

"Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në rrugën “Bakalli”, një shtetas shiste doza kokaine, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rrugica”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi J. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Bakalli”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për kapjen e shtetasit J. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shpërbërë një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 28-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njofton policia. 

Lini një Përgjigje