TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2025, 09:38

Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet 'i forti' në Shkodër (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet 'i
Pamjt nga arrestimi i Agim Currajt

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe armë.

Mësohet se në pranga ka rënë Agim Curraj, banues në fshatin Leporosh u arrestua në fshatin Vrakë.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme  ndaluar automjetin e 56-vjeçatit dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

'Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe  një mjet prerës (thikë). Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56 vjecari lëvizte i armatosur.', njofton policia.

Lini një Përgjigje