TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2025, 08:30

Dëshmia e Nuredin Dumanit në SPAK, të pandehurit kundërshtojnë: Jam biznesmen, kam fituar 2 mln euro tendera

Shkruar nga Pamfleti
Dëshmia e Nuredin Dumanit në SPAK, të pandehurit
Nuredin Dumani

Është shoqëruar me debate e tension gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë” ku ka vijuar dëshminë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

I pandehuri Gentjan Sharra tha se ka marrë 2 milionë euro tendera dhe disponon pasuri me vlerë, duke shtuar se nuk kishte arsye për të grabitur disa mijëra euro. Ndërkohë edhe të pandehurit e tjerë kanë paraqitur kërkesa që kanë të bëjnë me dëshmitë e Dumanit të cilat i kundërshtojnë.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, ka vijuar këtë të martë deklarimet e tij në Gjykatën e Posaçme. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.

Në këtë seancë, Dumani ka vijuar të kundërshtohet me tone të ashpra nga të arrestuarit për të cilët ka rrëfyer se në bashkëpunim me ta, ka kryer krime. Një ndër to, Gentjan Sharra ka pretenduar se në kohën kur e implikon Dumani ai ka patur biznese, dhe nuk kishte asnjë arsye të përfshihej në krime.

 “Kam  marrë tendera 2 milionë euro, kam poseduar një automjet 50 mijë euro dhe pse duhej të kisha nevojë të merrja pjesë në një grabitje për të përfituar disa mijëra euro, të cilat do të ndaheshin”.

Ndërsa Petrit Qoli, një tjetër i arrestuar pretendoi se prej 3 vitesh mbahet i arrestuar nga deklarimet e Dumanit dhe ka lënë jashtë një grua që e dashuron. I pandehuri tjetër Enver Diva i ka kërkuar gjykatës që pas përfundimit të dëshmisë së Dumanit, gazetarët të lejohen në sallë për të pasqyruar versionin e tyre.

Nisur nga Dëshmitë e Dumanit, SPAK ka mundur të zbardh 27 vepra të rënda kriminale, duke filluar nga vrasje me pagesë, tentativa vrasjesh, grabitje me dhunë dhe shkatërrim prone me eksploziv.

gentjan sharra nuredin dumani

Lini një Përgjigje