TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2025, 11:00

I bëri pritë dhe e kërcënuan me kallashnikov, tre shqiptarë i vjedhin 4 mijë euro pronarit të marketit në Greqi 

Shkruar nga Pamfleti

I bëri pritë dhe e kërcënuan me kallashnikov, tre

Një grup prej tre shqiptarësh kanë grabitur 4 mijë euro nga një market në një fshat të Larisës në Greqi. 

Protothema.gr raporton se tre shqiptarët i zunë pritë pronarit të marketit mbrëmë rreth orës 20:00 jashtë derës së dyqanit në momentin që ai do e mbyllte.

Nën kërcënimin e kallashnikovit dhe thikës ata i vodhën paratë që kishte në xhep dhe paratë që ndodheshin në market, në total 4 mijë euro.

Më pas ata janë ngjitur në katin e dytë e godinës, aty ku pronari ka banesën dhe i kanë kërkuar para të tjera dhe florinj, por nuk gjetën asgjë. Më pas ata u arratisën, pasi fillimisht e kyçën atë në dhomën e gjumit.

Lini një Përgjigje