TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shtator 2024, 09:56

Si ndodhi përplasja mes ''Shqiponjave'' dhe dy personave në Fushë-Krujë; efektivët dyshonin për armë pa leje, mjeti iku duke lënë dokumentat në rrugë

Shkruar nga Pamfleti

Si ndodhi përplasja mes ''Shqiponjave'' dhe dy

Një akison i forcave Shqiponja të zhvilluar me datën 8 mars të këtij viti çoi në akuzë 3 punonjës policie që sipas AMP kanë kaluar kopetencat e tyre.

Rezart Berberi, Elton Dekollari dhe Florian Zeneli kanë ndaluar një automjet ku brenda tij ishin dy persona Taulant.M dhe Miklevan.T.

Ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Rinasit ku efektivët kishin dyshime se kishin sende të kundraligjshme.

Sipas burimeve të gazetarit Edison Vatnikaj sapo efektivët i kanë marrë dokumentat e mjetit në dorë mjeti me dy persona në bord është larguar me shpejtësi dhe në këtë moment Rezart Berberi ka qëlluar drejt mjetit duke rrezikuar jetën e personave.

Pas këtij veprimi ata kanë bërë një kallzim por duke tjetërsur komplekt ngjarjen dhe duke dhënë kallzim të rremë.

Edhe gjatë marrjes në pyetje ata nuk e kanë pranuar se kanë qëlluar drejt makines në fjalë.

Sipas punonjësve dyshohet se personat në makinë kishin armë zjarri dhe gjatë momentit që ata kanë marrë vendimin për kontrolin e mjetit janë larguar.

Ekspertiza dhe provat e gjetura në vendin e ngjarjes dhe marrja e provës nga arma e qitur kanë qenë prova të forta për prokurorin dhe AMP për të vënë nën akuzë efektivët e Forcave Shqionja.

Rezart Berberi gjatë kontrollit në banesë nuk është gjetur dhe për këtë arsye është shpallur në kërkim.

Ndaj tij rëndon akuza e Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, falsifikim dhe kallzim i rremë.

Ndërsa dy kolegët e tij që po ndiqen në gjendje të lirë akuzohen vetëm për shpërdorim detyre, moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës./Oranews

Lini një Përgjigje