TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shtator 2024, 08:18

Aksident tragjik në Kuçovë, humbin jetën burrë e grua; plagoset vajza e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Kuçovë, humbin jetën burrë e

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e vajzës së tyre ka ndodhur mëngjesin e sotëm në  Kuçovë.

Ahmet dhe Salushe Kafazi 81 dhe 77 vjeç janë çifti i bashkëshortëve që humbën jetën nga aksidenti në Berat. Ndërsa vajza e tyre Feruze Barushi 58 vjeçe mbeti e plagosur.

"Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”  automjeti me drejtuesit AK është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të tillë ndodheshin drejtuesi, shtetasi AK, 81 vjeç, gruaja e tij shtetasja SK , 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja FB, 58 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi AK, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja FK, kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja FB ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është përgjegjës në Komisariat, për veprimet mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pohon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit."-njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje