TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shtator 2024, 08:05

Trafikuan rreth 7 mln euro kokainë me anije peshkimi nga Shqipëria, karteli qarkullonte 3,5 mln euro drogë në vit; skema dhe gjurmimi

Shkruar nga Pamfleti

Trafikuan rreth 7 mln euro kokainë me anije peshkimi nga Shqipëria,

Antimafia shkatërron kartelin e narkotrafikut Shqipëri-Itali, që operonte në disa rajone të jugut të vendit fqinj dhe qarkullonte 3,5 mln euro drogë në vit. Hetimet nisën që nga viti 2020, fillimisht u sekuestruan sasi të vogla, valutë e konsiderueshme cash dhe pasuri të patundshme, që çuan tek kokat e organizatës dhe çmontimin e saj.

Detaje të reja janë zbardhur nga një megaperacion i Antimafias italiane në rajonin e Barit (Pulja) që çoi në goditjen e një karteli narkotrafiku të linjës Shqipëri-Itali, me të paktën 28 persona të dyshuar dhe që bëhej me anë të rrugës detare.

Hetuesit shpjeguan në një konferencë për shtyp sesi droga, e cilësuar si “shumë e pastër”, mbërriti në Itali nëpërmjet anijeve të peshkimit, që niseshin nga Shqipëria. Por nacionalitetet e të ndaluarve dhe hetuarve nuk u publikuan për momentin, ashtu sikurse as emrat e tyre.

Drejtoria e Hetimit Antimafia njoftoi mbrëmjen e djeshme (23 Shtator) se po zbaton urdhrin e Gjykatës, me kërkesë të Drejtorisë së Rrethit Antimafia, ndaj 12 personave (11 në burg dhe 1 në arrest shtëpie) të hetuar me vepra të ndryshme penale.

Organizata që ka edhe 15 persona të tjerë nën hetim në gjendje të lirë, akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në zonën e Foggia dhe provincën e saj, në Bat, në Molise të Poshtme dhe në Abruzzo.

“Hetimet - sipas gjetjeve të DIA - bënë të mundur dokumentimin dhe mbledhjen e provave, sipas të cilave midis korrikut 2020 dhe nëntorit 2021, organizata shpërndau mbi 20 kilogramë kokainë të pastër, ekuivalente me mbi 83,000 doza në tregun e paligjshëm dhe me një fitim rreth 6.6 milionë euro”, shkruan “La Gazzetta Del Mezzogiorno”.

Gjatë hetimeve, të dyshuarve iu sekuestruan mbi 10 kg lëndë narkotike, ekuivalente me rreth 45,000 doza, e karakterizuar nga një shkallë pastërtie shumë e lartë, mesatarja e së cilës, pas analizave laboratorike, rezultoi midis 42,59% dhe '87,04%. Gjithashtu dhe dy bomba të bëra vetë, me potencial sulmues vdekjeprurës, thekson ANSA.

Në operacionet e mëparshme, ku u kapën fijet e grupit, janë sekuestruar edhe 100 gramë hashash, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 200 mijë euro njërit prej të dyshuarve.

Qarkullimi i organizatës ishte të paktë rreth 3,5 milionë euro në vit sipas provave të kapura deri tani. Arrestimeve që po kryhen aktualisht i është shtuar edhe sekuestrimi i pasurisë së grumbulluar në mënyrë të paligjshme nga të dyshuarit, përfshi edhe kompani investimi apo llogari rrjedhëse mbi mbi 600 mijë euro cash, të cilës i shtohet sekuestrimi i shtatorit 2022.

15 të dyshuarve të tjerë u është dorëzuar ftesa për t'u paraqitur pranë gjyqtarit hetues të Gjykatës së Barit, për pyetje parandaluese dhe hetim në gjendje të lirë, deri në gjetjen e provave të reja.

“Prokurori publik i DDA, Ettore Cardinali, vuri në dukje papërshtatshmërinë e këtyre procedurave të reja në rastin konkret të krimit të organizuar, duke sugjeruar se një qasje më tradicionale mund të garantonte një efektivitet më të madh në arrestimin dhe ndalimin e figurave të përfshira në organizatën mafioze”, shkruan media “occhioche.it”.

Gjithashtu u shpjegua se metoda e dërgimit të drogës nga Shqipëria me anije peshkimi tregon rëndësinë e lidhjes mes grupeve kriminale.

Prokurori Roberto Rossi shprehu gjithashtu shqetësime për rrezikun e mundshëm të arratisjes ose ndërhyrjes në prova nga të dyshuarit, duke pasur parasysh se disa njerëz në rrezik arrestimi tani kanë akses në informacione të ndjeshme rreth procedimeve.

Trafikuan rreth 7 mln euro kokainë me anije peshkimi nga Shqipëria,

anije peshkimi 7 mln euro kokainë shqiperi

Lini një Përgjigje