TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2024, 16:54

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohen 2 persona

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohen 2 persona

Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa janë vënë në pranga dy persona. Fillimisht një 42-vjeçar u paraqit paraditen e së hënës në urgjencën e QSUT-së për ndihmë mjekësore.

Sipas edhe policisë, 42-vjeçari ishte plagosur me thikë në këmbë. Ndërsa pas disa orëve, policia ka arritur të identifikojë dhe të vërë në pranga autorët.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Lini një Përgjigje