TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2024, 07:20

Flet pronari i banesës ku u vendos tritol në Vaun e Dejës: Pamë një njeri të maskuar

Shkruar nga Pamfleti
Flet pronari i banesës ku u vendos tritol në Vaun e Dejës:
Fillip Dodaj

Fillip Dodaj, pronari i banesës ku u vendos tritol në Vaun e Dejës, ka folur për mediat pas ngjarjes.

Ai ka treguar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e di kush mund të jetë autori i ngjarjes.

Intervista e Dodajt për mediat:

Dodaj: 10:10-10-15 se nuk isha në shtëpi unë. Shihet një person i maskuar dhe ka ikur në atë drejtim prapë, vetëm, në këmbë.

Ju a keni pasur ndonjë problem, ndonjë shqetësim?

Dodaj: Asnjë. Asnjëlloj problem me asnjë njeri.

Nuk ke dyshime?

Dodaj: Për asnjë njeri.

Cili është aktiviteti yt, me çfarë merresh?

Dodaj: Unë jam punëtor për një firmë.

Me kë jeton në shtëpi?

Dodaj: Babën dhe gruan.

Fëmijët?

Dodaj: Janë jashtë.

Lidhet me biznesin?

Dodaj: Jo, s’ka lidhje me biznesin.

Një sasi e vogël lëndë plasëse u hodh rrreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Filip Dodaj, 62 vjeç. Si pasojë pati vetëm dëme të vogla materiale. 

fillip dodaj

Lini një Përgjigje