TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shtator 2024, 13:55

Planifikuan të vrisnin kundërshtarin, hetimet zbulojnë planet si biznesmeni Nelaj ofroi 30 mijë euro për të djegur anijen në portin e Pireut

Shkruar nga Pamfleti
Planifikuan të vrisnin kundërshtarin, hetimet zbulojnë planet si
Armandi Nelaj- Eridon Muho

Erdion Muho, personi i arrestuar nga policia e Sarandës për akuzën e tentativës së shkatërrimit me eksploziv në muajin qershor 2024 të anijes “Feliks”, do vijojë të qëndrojë në burg.

Vendimi është marrë pak ditë më parë nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila gjatë shqyrtimit të kërkesës së Muhos, për zbutjen e masës së sigurisë dhe nxjerrjen e tij nga qelia, vendosi të mos marrë në konsideratë argumentet e ngritura nga avokatët e Muhos.

Kjo edhe për shkak se prokuroria, ka pretenduar se gjatë hetime të kryera për këtë rast, kanë dalë të dhëna të tjerë që tregojnë se shkatërrimi i anijes në pronësi të Andrea Qirjakos në Sarandë, ishte planifikuar dhe tentuar të kryhet në fillim të muajit Qershor 2024, në ambientet e Portit të Pireut në Athinë.

Kujtojmë se anija në muajin Mars 2024 ishte blerë në ishullin e Kretës dhe kishte lundruar në portin e Pireut në Athinë, duke u futur në një nga kantieret e ndërtimit me qëllimin kryerjen e remontit në tokë.

Një plan të tillë kriminal, ka dashur të vërë në zbatim biznesmeni konkurrent i Qirjakos, Armand Nelaj, i cili i ka kërkuar një punëtori në portin e Pireut, që të digjte anijen. Dhe kundrejt kësaj pune, Nelaj do i jepte si shpërblim financiar 30 mijë euro.

Por një gjë të tillë nuk e ka kryer punëtori, i cili ka njoftuar për planin kriminal pronarin e anijes “Feniks”, Andrea Qirjako. Pas dështimit të shkatërrimit të anijes në Portin e Pireut, Armand Nelaj, ka vendosur të merret vetë me këtë punë, kur anija në fund të muajit Qershor ka mbërritur në portin e Sarandës.

Hetimi ka provuar se Armand Nelaj dhe miku i tij në biznes, Erdion Muho, në 24 qershor kanë tentuar të shkatërrojnë anijen “Feliks” me një sasi tritoli ende të papërcaktuar.

Ky aksion është dashur të kryhet rreth orës 22:00 të mbrëmjes, por teksa po lundronte me një gomone të vogël drejt objektivit, sasia e tritolit ka shpërthyer, duke vrarë në vend Armand Nelaj.

Ekspertiza kompjuterike zbuloi se shkak për shpërthimin e tritolit ishte mbërritja në telefon të një mesazhi me tekst “Welcome to Grecee”.

Pas kësaj ngjarje gati një muaj më pas policia zbuloi si bashkëpuntor të Armand Nelaj, mikun e tij, Erdion Muho.

Për këtë ngjarje në polici është marrë në pyetje dhe pronari i anijes “Feliks”, i cili ka treguar se në muajin Mars 2024 ka blerë në ishullin e Kretës në Greqi një mjet lundrues dhe më pas e ka çuar për remond, në zonën e Pireut, Athinë, në kantierin “Halqiti”.

Pasi anija kishte filluar rimondin dhe ishte në tokë, e kanë kontaktuar në telefon nga Athina, duke i thënë se Armand Nelaj, i kishte premtuar personit që do t’i jepte 3 mijë euro për të djegur anijen e tij në Athinë, e cila në atë kohë vazhdonte rimondin në tokë.

Sipas Andrea Qirjakos, kjo ngjarje nuk ka ndodhur për arsye se personi që e kishte njoftuar dhe do paguhej nga Nelaj, i njihte dhe i ka paralajmëruar të bënim kujdes se do i ndodhte diçka e keqe tek mjetet e lundrimit./Ora News

Lini një Përgjigje