TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shtator 2024, 08:49

Atentat dy shqiptarëve në Itali, qëllohen me breshëri plumbash nga një motorr në lëvizje

Shkruar nga Pamfleti

Atentat dy shqiptarëve në Itali, qëllohen me breshëri

Ata janë qëlluar me disa plumba në gjoks dhe qafë ndërsa ndodhen në spital.

Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në Como të Italisë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së premtes (20 shtator), por vetëm mbrëmë është bërë publike nga mediat italiane.

Raportohet se autorët kanë kanë qenë të maskuar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash nga një motorr në lëvizje. Të plagosur kanë mbetur Indrit Lleshaj 44 vjeç dhe Artan Lazari 42 vjeç, dy emra të njohur për autoritetet italiane.

Shqiptarët janë qëlluar me disa plumba në gjoks dhe qafë, ndërsa ndodhen në spital. Raportohet se njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

Sipas mediave italiane, autorët qëlluan mbi xhamin e përparmë të automjetit ku ndodheshin Lleshaj dhe Lazari,  por kur dy shqiptarët zbritën nga makina, u qëlluan nga disa të shtëna me armë zjarri.

“Dy shqiptarët udhëtonin me një makinë tip Audi Q5, e cila fillimisht u bllokua nga një makinë tjetër e paidentifikuar. Sapo shqiptarët ndaluan automjetin e tyre, një motor iu afrua. Të dy fillimisht thyen xhamin e përparmë të Audi-t, por kur Lleshaj dhe Llazari zbritën, ata u goditën nga disa të shtëna me armë zjarri nga njëri prej autorëve, i cili i plagosi në gjoks dhe në qafë", raportojnë mediat italiane.

Viktimat mbetën në tokë ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja. Dy shqiptarët u transportuan në spitalin e Saronnos. 

Krahas sekuestrimit të kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes dhe në zonën përreth, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dy të plagosurit pritet që të merren edhe në pyetje për të zbardhur ngjarjen, pasi janë të vetmit që janë identifikuar.

Lini një Përgjigje