
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Lumalas në aksin Korçë-Pogradec, ku ka mbetur i plagosur një person.
Sipas informacioneve nga policia një mjet tip Benz ka përplasur një këmbësore e cila aktualisht është transportuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas burimeve spitalore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
"Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 16:55, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje