TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shtator 2024, 15:37

Kishin fshehur 14 kg kokainë në makinë, autoritetet spanjolle arrestojnë 3 shqiptarë në Barcelonë!

Shkruar nga Pamfleti

Kishin fshehur 14 kg kokainë në makinë, autoritetet spanjolle

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 14 kg kokainë ne lagjen San Martí të Barcelonës, si dhe kanë vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë.

Gjatë patrullimit parandalues që bëjnë në këtë zonë të qytetit, agjentët e grupit Fura de Sant Martí, zbuluan një makinë të dyshimtë dhe panë se si pasagjerët bënë një shkëmbim.

Pikërisht atëherë ata vepruan, duke mundur të përgjojnë mjetin dhe të konfirmojnë se tre personat fshehnin, në një vend të vështirë për t’u aksesuar në mjet me gjithsej gati 14 kilogramë kokainë.

Bëhet fjalë për një kapje të konsiderueshme të kësaj droge në qytetin e Barcelonës, pasi nuk është e zakonshme të gjesh gjithë këtë sasi kokaine gjatë rrugës. Ekspertiza e agjentëve të Fura de Sant Martí ishte kyçe dhe konfirmoi dyshimet. Droga, e cila mund të ketë një vlerë shumë të lartë në tregun e zi, ishte fshehur shumë mirë në automjetin ku ndodheshin tre të arrestuarit.

Tashmë do të jetë e nevojshme që testet teknike të konfirmojnë këtë dhe gjithashtu të përcaktojnë vlerën e drogës, sipas pastërtisë dhe prerjeve të bëra, por ajo mund të kalojë shumë, në tregun e zi, vlerën e një milion euro.

Lini një Përgjigje