TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shtator 2024, 13:40

E moshuara u dhunua nga i biri dhe nusja e tij, detaje të reja nga ngjarja në Bathore; arrestohet 47-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

E moshuara u dhunua nga i biri dhe nusja e tij, detaje të reja nga ngjarja

Një e moshuar është dhunuar nga i biri dhe nusja e tij. 74-vjeçarja Vjollca Murja, pas dhunës së ushtruar ka denoncuar djalin dhe nusen, si edhe është pajisur me urdhër mbrojtje.

E moshuara e ka bërë denoncimin pasditen e djeshme rreth orës 19:30 dhe pas ngjarjes djali i saj, 47-vjeçari Edmond Murja është vendosur në prangat e policisë për veprën penale dhunë në familje.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Fllanza Murja u procedua në gjendje të lirë për shkak se ka fëmijë të mitur.

45-vjeçarja akuzohet për “Dhunë në familje” dhe për “Mbajtje e armëve të ftohta”.

Nga ana e Policisë 74-vjeçares i është plotësuar kërkësa për urdhër mbrotjeje, si dhe është pajisur me vendim mjeko-ligjor, kur vërtetohet që është dhunuar.

Lini një Përgjigje