TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shtator 2024, 13:53

U ekstradua nga Kolumbia, GJKKO lë në burg trafikantin e armëve Admir Tutaj

Shkruar nga Pamfleti

U ekstradua nga Kolumbia, GJKKO lë në burg trafikantin e armëve

GJKKO ka lënë burg Admir Tutajn, 25-vjeçarin që më 19 shtator u ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri.

25 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK pasi akuzohet për veprat penale “Trafikim i armëve dhe municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ai u arrestua në Kolumbi më 23 gusht për llogari të drejtësisë shqiptare.

Tutaj është pjesëtar i një grupi kriminal, i cili në prill të këtij viti, tentoi të trafikonte nëpërmjet portit të Durrësit, në Britani të Madhe, 7 pistoleta dhe municion luftarak.

Në muajin prill 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri.

Nga hetimet ka rezultuar se Tutaj bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Lini një Përgjigje