
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku ka mbetur i plagosur një i mitur.
Sipas policisë, një automjet me drejtues një 22-vjeçar ka përplasur një 8-vjeçar. I mituri është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisarit.
Ndërkohë, ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
"Rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje