
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në unazën e qytetit të Fierit.
Një këmbësor është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes ka marrë dëmtimeve të forta në kokë. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur dot t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se i moshuari po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Lini një Përgjigje